Të mërkurën pati përleshje të dhunshme mes protestuesve antiqeveritarë dhe forcave të sigurisë në disa qytete në Iran, ndërsa një valë trazirash e shkaktuar nga kriza ekonomike e vendit vazhdoi për të 11-tën ditë. Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars e Iranit, e afërt me Gardën Revolucionare, tha se dy policë u qëlluan dhe u vranë nga individë të armatosur në qytetin jugperëndimor të Lordegan. Videot e postuara në mediat sociale treguan një përballje të tensionuar mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, me gjëmimin e të shtënave në sfond.