Një sherr mes dy grupe ka degjeneruar në përdorimin e thikës mbrëmjen e së dielës në një lokal pranë parkut të qytetit të Korçës. Sipas burimeve, fillimisht ka pasur një debat verbal për motive banale, i cili më pas është shndërruar në konflikt fizik. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej tyre me plagë në trup dhe një tjetër në krah. Fatmirësisht, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Korçës.