Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas një konflikti të shënuar në Sarandë, i cili ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta. Mësohet se në lagjen numër katër të qytetit bregdetar, në rrugën ‘Mitat Hoxha’ rreth orës 19 e dhjetë minuta, ish efektivi i policisë Adil Veli, 56 vjeç ka pasur një konflikt, gjatë së cilit është goditu me tytën e një pistolete. Gjatë përleshjes fizike, arma e zjarrit është shkrepur në mënyrë të pavullneshme në ajët. Fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme të tjera.