Katër persona janë ndaluar nga policia e Sarandës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas të shtënave me armë zjarri që u shënuan mbrëmjen e 12 marsit rreth orës 22.30 në Rrugën panorama. Policia ndaloi shtetasit Aleksandër Zervo, Gramoz Adushi, Aidi Basho dhe Danjel Zbobotë të gjithë të moshave 18 vjec të cilët dyshohen për moskallëzim krimi, ndërsa shpalli në kërkim 19 vjeccarin Jurgen Lapa dhe një djalë të mitur.