Është mbajtur këtë të hënë saanca e radhës gjyqësore në Hagë, në ngarkim të ish pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, i cili po qëndron në paraburgim që prej marsit të 2021-shit, me akuzat për krime lufte. Para gjykatës tha fjalën e tij dëshmitari i pestë në këtë proces, i cili tha se verifikimi i personave të dyshuar për lidhje të mundshme me Serbinë bëhej nga komandantët e Shtabit të Logjistikës së UÇK-së, në një ambient në Kukës, teksa përmendi edhe emrat e Xhemshit Krasniqit, Sali Saramatit e Afrim Hoxhës.