Partia Demokratike kërkon rishikimin e datave të mbajtjes së turit ciklistik të ‘Giro D’Italia’ në vendin tonë me arsyetimin se dita e tretë e turit përkon në 11 maj, ditën e zgjedhjeve. Edicioni i 108 i ‘Giro d’Italia’ që do të zhvillohet në Shqipëri në Maj i kushton vendit tonë 7 milionë euro dhe do të mbulohen nga fondi rezervë i buxhetit. Më herët është alokuar fondi 1 milion euro për organizatorët , ndërsa në datën 6 Mars me anë të VKM nr.147 u miratua fondi 4 milion euro për financimin e këstit të dytë të kontratës për realizimin e tri tureve të para të ‘Giro d’Italia 2025’ dhe diferenca pritet të akordohet në vijim