Situata e reshjeve dhe përmbytjeve është përkeqësuar në Durrës. Në disa segmente rrugore uji ka arritur mbi 1 metër, duke vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve. Po ashtu policia ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin qarkullimin e lëvizjes nga autostrada Tiranë-durrës për shkak të ujit prezentë në disa pjesë të saj.