Siguria në ambjentet e punës është përkeqësuar në Shqipëri. Gjatë vitit 2025 janë regjitruar 275 aksidente në punë, prej të cilave 48 kanë pasur pasoja fatale. Krahasuar me një vit më parë, rezulton një rritje prej rreth 35 për qind të numrit total të punëmarrësve të aksidentuar. Raporti vjetor i Inspktoriatit të Punës tregon se kryesisht aksidentet në punë janë shënuar në sektorin e ndërtimit, prodhimit dhe sektorit minerar. 37,5 për qind e aksidenteve fatale kanë ndodhur në sektorin e ndërtimit dhe 18,7% në sektorin minerar.