Era e fortë ka bërë që autoriteti portual I Vlorës të marrë masa paraprake, për shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm. Teksa pritet përkeqësimi I kushteve të motit, trageti I linjës Vlorë-Brindisi është nxjerrë në Radë, për të parandaluar ndonjë dëmtim të mundëshëm nga era e fortë. Nga ana tjetër, për të shmangur aksidentet detare, si pasojë e motit të keq, anijet e peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det.