Reshjet e dendura të shiut, të cilat nisën mbremjen e së hënës, kanë shkaktuar probkemet e para në qarkun Shkodër dhe Lezhë. Në Shkodër, raportohet se probleme ka patur në rrugën e Prekalit. Në këtë segment qarkullimi nuk është i mundur, për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. Mjetet e pastrimit pritet të ndërhyjnë për të mundësuar kalimin e automjeteve në orët në vijim. Probleme të tjera, për momentin nuk ka.