Moti I keq ka sjellë kufizim të lundrimeve në Portin e Durrësit. Janë të paktën dy tragete të linjës Durrës-Bari që ishin parashikuar të niseshin të shtunën në darkë, por udhëtimi I tyre u shty për deri në një njoftim të dytë. Ndërsa Linja Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht. Edhe sektori i peshkimit ka anulluar daljet për gjueti në det të hapur.