Top News- Përkeqësimi i lirisë së mediave/ Ambasada e Britanisë së Bashkuar thirrje Kosovës
03/05/2025 20:45

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur shqetësimin e saj për përkeqësimin e lirisë së shtypit në Kosovë, siç pasqyrohet në rënien e vendit në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit gjatë dy viteve të fundit. Në një deklaratë të lëshuar me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada thekson se Kosova dikur kishte arritur rezultate të dallueshme në këtë drejtim, por tani përballet me sfida serioze që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Ambasada thekson se një media e lirë dhe e pavarur është një shtyllë themelore e çdo demokracie funksionale, e cila kontribuon në stabilitet dhe mirëqenie të qëndrueshme. Ajo nënvizon se pa lirinë për të shprehur dhe shpërndarë informacione të verifikuara dhe opinione të pavarura, nuk mund të ketë as transparencë dhe as debat të shëndetshëm publik. Duke i bërë thirrje qeverisë së re të Kosovës, Ambasada britanike apelon për ruajtjen dhe forcimin e institucioneve demokratike, përfshirë krijimin e një mjedisi ku gazetarët mund të ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të lirë dhe me respekt. Ajo gjithashtu nxit bashkëpunimin me median dhe organizatat e shoqërisë civile për hartimin e një ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave. Gjithashtu, Ambasada ngre shqetësimin për kërcënimet dhe ngacmimet që përballen gazetarët, sidomos gratë gazetare, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për raportimin e pavarur dhe të drejtë në nivel global.

Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30