Është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit efektivi Arjan Tase, i cili rreth mesditës së të martës, duke drejtuar një mjet lundrues, humbi kontrollin duke përplasur për vdekje një fëmijë 7-vjeçar. Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, i cili ka pezulluar njëherësh nga detyra edhe Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.