Pas kërkesës së 7 deputetëve socialistë, Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë, ka vendosur të përjashtojë 6 deputetë demokratë për 10 ditë nga punimet e Parlamentit. Nisur nga kjo, deputetët e përjashtuar janë Oerd Bylykbashi, Edmond Spaho, Sorina Kote, Elda Hoti, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.