Shtatë deputetë të Rithemelimit janë ndëshkuar me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Përjashtimi i tyre vjen si pasojë e kaosit dhe tensionit që krijuan në seancën e fundit plenare ku hodhën kapsolla, flakadanë dhe tymuese, si dhe u përplasën me punonjësit e Gardës. Disa nga deputetët e pëjahstuar janë Ervin Salianji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani dhe Bledion Nallbati.