Për të nëntën javë rresht deputetët e Rithemelimit bllokojnë punimet në parlament. Në përgjigje të kaosit dhe tymueseve opozitare, grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkon ashpërsim të masave disiplinore, me maksimumin 60 ditë përjashtim, në rast të përdorimit të tymueseve apo lëndëve piroteknike. Kryetari i grupit socialist, Bledi Çuçi shpjegoi se është marrë për referencë rregullorja e parlamenteve europiane.