Teksa aksioni I opozitës në parlament vijon e prej më shumë se një muaji I nënshtrohen masave sipas rregullores së re të miratuar nga socialistët, Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesën e deputetëve opozitarë, për shfuqizim të saj. Vendimi është marrë këtë të mërkurë, teksa në njoftimin për mediet bëhet e ditur se çështja në fjalë do të shqyrtohet me përparësi.