Përhapja e shpejtë e gripit sezonal dhe rritja e madhe e rasteve, kanë bërë që të tejkalohet pragu epidemik, ka paralajmëruar të enjten Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas institutit, në Kosovë pragu kalohet kur regjistrohen 5.000, apo më shumë raste me grip. Sipas Klinikës Infektive është raportuar një rast i vdekjes, i moshës 79-vjeçare.