Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga Qeveria e Albin Kurtit që të përgjysmojë TVSh dhe taksat e tjera ndaj karburanteve për të ulur çmimet e tyre në treg. Kërkesa u depozitua në Ministrinë e Industrisë ditën e hënë nga kreu i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri. Sinkron besnik tahiri - Letrën e kemi dorëzuar për ministren e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit dhe kemi kërkuar që qeveria urgjentisht t’i marrë katër masa. Në këtë drejtim e vlerësojmë se katër masat e menjëhershme duhet të jenë konkrete edhe ato të merren sot: Lirimi i menjëhershëm i së paku 50% nga TVSH-ja për derivatet., Heqja e përkohshme e akcizës për naftën deri në stabilizimin e tregut që së bashku me TVSH-në do të ndikonte në uljen e çmimit për rreth dikon 40 cent.