Mediat në Kosovë kanë publikuar të tjera audio-përgjime, ku pretendohet se janë shkëputur nga bisedat e kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me organizatorin e sulmit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiç. Biseda e pretenduar telefonike mes deputetes së Vetëvendosjes dhe kryeterroristit Radoiçiç thuhet se është realizuar në qershor të vitit 2022 dhe ndërmjetësues i saj ka qenë Slavko Simiç, në atë kohë deputet i Listës Serbe.