Partia “Bindja Demokratike” nuk arriti të siguronte asnjë mandat deputeti në zgjedhjet e 25 Prillit. Kandidati më i votuar i kësaj force politike ishte vetë kryetari i saj Astrit Patozi me 830 vota. Për rezultatet aspak të favorshme të 25 prillit, Astrit Patozi ka mbajtur përgjegjësi. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ka deklaruar dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.