Policia e Kosovës do të ashpërsojë masat ndaj shkelësve të rregullave në trafik, pas humbjes së jetës së tre të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e organizimit të grave të paligjshme të shpejtësisë. Për këtë rast, policia ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj zyrtarëve policorë që akuzohen për neglizhencë, ndërsa ka lëvizur nga posti komandantin e njësisë së trafikut në Prizren dhe përgjegjësin policor për sigurinë e trafikut në autostrada.