Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë është bilanci i tre aksidenteve të ndryshme që ndodhën në harkun kohor të pak orëve në vend. Aksidenti i parë u regjistrua në orët e mbrëmjes së të shtunës në dalje të Fushë Krujës, kur një 18 vjeçar është përplasur fatalisht nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur teksa i riu po shtynte një automjet tjetër që ishte fikur në rrugë. Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u vetëdorëzua në polici.