Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike thirrën një protestë kombëtare që do të mbahet më 11 korrik, ditën kur Gjykata e Posaçme do të vendosë për zgjatjen ose jo të hetimeve edhe me disa muaj për dosjen ‘Partizani’, për të cilën ish-kryeministri Sali Bersha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, janë lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie. Në funksion të kësaj proteste, Federata opozitare, një grupim i krijuar me iniciativën e partive aleate të PD, do të mbajnë një mbledhje në selinë blu. Kjo mbledhje në të cilën do të diskutohen skenarët e protestës do të zhvillohet në orën 12.