Ministri i Brendshëm Taulant Balla falënderoi oficerët e Guardia di Finanza, të cilët morën pjesën në fushatën e monitorimit nga ajri për vitin 2023, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Rinas, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë të lartë Policisë së Shtetit dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë. Balla vuri në dukje peshën dhe rëndësinë që ka pasur misioni i tyre në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe shprehu mirënjohjen në emër të shtetit shqiptar për punën e tyre.