Përfundon ultimatumi i vënë nga shoqëria civile ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë protestës së të enjtes, ku kërkuan shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe asaj të turizmit, Mirela Kumbaro. Protestuesit në shesh i lanë 72 orë kohë kryeministrit për të shkarkuar 2 ministrat, që sipas tyre janë përgjegjës për tragjedinë e ndodhur në Himarë, ku një 7-vjeçar u vra nga një gomone e cila drejtohej nga një efektiv policie, ish-shef i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.