Top News- Përfundon takimi Kurti-Limaj/ Nuk ka detaje nga biseda për konstituimin e Kuvendit
19/07/2025 21:12

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u takuan këtë të shtunën, por ende nuk dihet nëse kanë arritur marrëveshje për daljen nga ngërçi politik, që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja. Eksponentët e dy partive konfirmuan më herët se ky takim do të mbahej, por nuk dhanë detaje për të. Takimi u mbajt teksa po afrohet afati i 26 korrikut, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se partia e saj mban qëndrimin që Limaj të zgjidhet në postin e kryeparlamentarit, ndërkaq LVV-ja si fituese e zgjedhjeve, të drejtojë Qeverinë e re. Ajo tha se partia e saj e ka ofruar bashkëpunimin, duke thënë se zgjedhja e Limajt në krye të organit ligjvënës nuk është kusht, por mundësi që vendi të dalë nga ngërçi dhe të formohen institucionet e reja. Ndërsa Artan Abrashi nga LVV-ja, pas seancës konstituive të Kuvendit, deklaroi se partia e tij është konstruktive teksa akuzuar partitë e tjera se nuk kanë reflektuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Duke folur për takimin Kurti-Limaj dhe mundësinë e një marrëveshjeje, ai tha se “bashkëpunimi nënkupton bashkëqeverisje, pjesëmarrje në bashkëqeverisje”. Të shtunën, për herë të 49-të deputetët dështuan ta konstituonin përbërjen e re parlamentare. Deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke argumentuar se një votim i tillë është jokushtetues.

Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top News- Historia makabre nga Kosova, prindërit monstër rrahin e keqtrajtojnë të miturin
18/03 20:06
Top Channel/ Shokuese në Prishtinë, prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, fëmija në terapi intensive
18/03 15:40
Top News- Sulmi terrorist në veri/ I akuzuari: Më 24 shtator nuk kam qenë në Banjskë
18/03 15:11
Top News- Ligji hyri në fuqi në Kosovë/ Të huajt regjistrojnë adresat, mes tyre dhe serbë
18/03 13:45
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top News- Ligji për të Huajt ‘lëviz’ Europën/ KE heq të gjitha masat financiare ndaj Kosovës
17/03 17:16
Top Channel/ Kosova “e lirë” nga sanksionet: BE heq të gjitha masat shtrënguese
17/03 15:17
DIGITALB DIGITALB