Pas dy ditëve bllokim të kufirit për shkak të grevës së sindikatës së doganave në Greqi, në pikat kufitare është rikthyer normaliteti. Doganierët grekë në Kakavije kanë përfunduar grevën 48-orëshe, duke u rikthyer në vendet e punës. Prej orës 07.00 të mëngjesit në këtë doganë ka rinisur lëvizja e automjeteve në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas. Në orët e mëngjesit dhjetra kamione që transportojnë mallra drejt Greqisë dhe vendeve të tjera të rajonit kanë pritur në radhe në tokën shqiptare për të kryer procedurat.