Dy vëllezër nga Fieri janë vënë në pranga, pasi kultivonin bimë kanabisi në oborrin e banesës së tyre dhe më pas e përgatitnin në doza për të shitur. Gjatë kontrolleve në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të ndara në rreth 90 doza të gatshme për shitje, si dhe një armë gjahu që posedohej pa leje.