Prokuroria e Elbasanit njoftoi regjistrimin e procedimit penal me akuzën e dyshuar të shpërdorimit të autoritetit policer ndaj disa personave, punonjës të policisë në burgun e Peqinit. Prokuroria thotë se regjistrimi u krye pas marrjes dijeni nga burime të hapura në internet për një denoncim publik në rrjetet sociale nga përfaqësuesi i një subjekti politik, lidhur me përfshirjen e mundshme të disa punonjësve të burgut të Peqinit në fushatë zgjedhore në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025