Një vatër zjarri është aktiviuar ditën e sotme në zonën e mbrojtur në Krujë. Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë tokë, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar zjarrfikëset e Tiranës, Kamzës dhe Krujës. Pavarësisht se forcat zjarrfikëse po përpiqen të vënë situatën nënë kontroll, era po favorizon përhapjen e flakëve.