Një banesë në lagjen Kadri Qystri, në Lushnje u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme. Ka qenë vetë kryefamiljari, ai i cili ka djegur fillimisht disa barishte pas shtëpisë, ku më pas është larguar , duke mos menduar përhapjen e menjëhershme të flakëve. luan mezini jetonte në shtëpi me mamanë dhe motrën e tij, ku fatmirësisht ata shpëtuan pa marrë lëndime. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nga informacionet paraprake bëhet me dije se ka vetëm dëme materiale. Flakët rrezikojnë banesat e tjera në lagjen Kadri Qystri.