Një automjet ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit në rrugën Fier–Seman, pranë mbikalimit të trenit. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga ngjarja. Nga të dhënat e para, nuk bëhet fjalë për një aksident rrugor, por dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në mjet.