Një automjet tip Mercedes Benz është përfshirë nga flakët duke ngjitur maloren e Llogarasë. Shkak dyshohet temperaura e lartë, ose ndonjë shkëndije elektrike, që ka bërë që makina të marrë flakë. Zjarrëfikësit janë në terren dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve, ndërkohë fatmirësisht nuk ka të lënduar.