Arabia Saudite ka lehtësuar procesin e marrjes së vizave turistike për shtetasit shqiptarë, duke hequr si burokracitë, ashtu edhe një barrë të mirë të kostove. Ministria e Jashtme njofton se autoritetet saudite kanë përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve, shtetasit e së cilës përfitojnë nga e drejta e aplikimit për pajisje me vizë turistike përmes sistemit elektronik.