Ekonomia shqiptare do të përfitojë rreth 330 milionë euro shtesë nga hekurudha Tiranë-Durrës në tre dekadat e ardhshme. Kështu thuhet në një raport të Institutit Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm. Përfitimet vlerësohen në reduktimin e kostos së transportit, mjedis, shëndetësi dhe tarifat që do të aplikohen. Instituti thotë se gati 97 milionë euro do të përfitohen nga reduktimi i kostove të qarkullimit të mjeteve. 38 milionë euro do të vijnë nga taksat kumulative dhe punësimi dhe gati 9 milionë të tjera nga tarifat e përdoruesve të këtij transporti.