Top News – Përfaqësuesi i lartë i BE/ Borrell raporton për dialogun Kosovë-Serbi
22/03/2021 14:11

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të flasë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për çështje të tjera të lidhura me Ballkanin Perëndimor. Sipas paralajmërimeve të BE-së, Borrell pritet t’iu raportojë ministrave edhe për vizitat që ka zhvilluar së voni në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Javën e kaluar, edhe vetë Lajçak ka folur para ambasadorëve të vendeve anëtare për këto vizita. Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut, si dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Evropian pret që dialogu të vazhdojë menjëherë pas krijimit të Qeverisë së re të Kosovës dhe të institucioneve të tjera, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Qëllim i dialogut, sipas BE-së, vazhdon të jetë arritja e një marrëveshjeje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë takimit të sotëm të ministrave të BE-së do të diskutohet edhe për Bosnje e Hercegovinën. Pesë shtete të BE-së kanë paraqitur një dokument, përmes të cilit kërkojnë një angazhim më të madh të BE-së në Bosnje e Hercegovinë dhe ndihmë për këtë shtet për të forcuar funksionalitetin dhe për të përmbushur kushtet për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Bashkimi Evropian është i fokusuar më së shumti në masat kundër pandemisë së koronavirusit, por në këtë kohë disa shtete kanë kërkuar që nga fokusi të mos hiqet as rajoni i Ballkanit Perëndimor, as procesi i zgjerimit, e as bashkëpunimi politik mes BE-së dhe shteteve të rajonit.

Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58