Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shteti do të blejë objekte të ambasadave në pesë shtete të ndryshme të botës. Kreu i qeverisë së Prishtinës, është shprehur se procesi i blerjes blerjes së objekteve të ambasadave të Kosovës në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada, ka nisur. “Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg, që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikë sonë. Po vazhdojmë me blerjen e objekteve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik”, tha Kurti.