Në një analizë të gjatë për Wall Street Journal, Liz Truzz, që për 49 ditë mbajti postin e Kryeministres së Britanisë së Madhe paralajmëron Donald Trump dhe konservatorët amerikanë se vetëm fitorja në zgjedhje mund të mos i mjaftojë për të drejtuar Amerikën. Truss thotë se fatkeqësitë e tre viteve të fundit duhet të kenë nxjerrë një mësim për konservatorët amerikanë. Perëndimi, thotë ajo, po sfidohet nga të gjitha anët nga armiqtë e tij, ndërsa ideologjitë ekstremiste të majta, si ekstremizmi mjedisor, apo lëvizja ‘woke’ po e gërryejnë nga brenda. Fitorja e Trump, vijon ish-kryeministrja britanike, do të garantonte lidershipin e munguar në botën perëndimor, por vetëm kaq nuk do të mjaftonte.