Një 45-vjeçar që përdorte dy identitete Ermal dhe Marvi Nonaj, është kapur në Elbasan, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11mars 2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian. Ai u vu në pranga nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.