Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Korçë. 25-vjeçari është arrestuar, pas kallëzimit nga punonjësi i një pike karburanti, se një shtetas që kishte furnizuar automjetin, me karburant, kishte paguar me një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar.