Kanë kaluar më shumë se 500 ditë që nga 24 shkurti i vitit 2022, kur nisi lufta në Ukrainë dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka përditësuar edhe bilancin e saj. Kështu është raportuar se deri tani numri i rusëve që kanë humbur jetën në betejë ka shkuar në 245 220, nga të cilët, 390 vetëm gjatë luftimeve të ditës së kaluar.