Arrestimi i Spartak Dyrmishit, personit që abuzoi seksualisht me një 34 vjecare në Greqi, ka cuar në zbardhjen e një tjetër ngjarje. Sipas verifikimeve, rezultoi se 45 vjecari ka qenë i përfshirë në një tjetër ngjarje, rreth një vit më parë. Ky i fundit në muajin gusht të vitit 2021, kishte dhunuar fizikisht një 67 vjecare në Loutraki të Greqisë. Denoncimi u bë nga vetë gruaja në Departamentin e Policisë së Kifisisë, e cila sipas shpjegimeve dhe të dhënave të saj, rezultoi se bëhej fjalë për Spartak Dyrmishin.