Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun, të cilët u dënuan për vrasjen e Marigona Osmanit, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2021. Gjykata e Apelit e ktheu rastin për rigjykim, ndërkohë që dy të akuzuarit, do vijojnë të qëndrojnë në qelinë e paravburgimit.