Ngjarja tronditëse e dhunës seksuale ndaj 26 vjeçares në Vlorë dhe nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike do të marrë përgjigjen e duhur. Ishte ky zotimi i ministrit të brendshëm, Taulant Balla i cili pas vizitës në ambjentet e spitalit rajonal të Vlorës, garantoi ofrimin e të gjithë mbështetjes ligjore të nevojshme për këtë rast.