Qytetarët e Serbisë dhe të Shqipërisë perceptojnë një nivel më të lartë korrupsioni në vendet e tyre, në krahasim me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton një Anketë e Këshillit të Bashkëpunimit të Rajonal e realizuar verën e këtij viti në kuadër të Barometrit të Sigurisë. 86 përqind e të anketuarve në të gjithë Ballkanin Perëndimor besojnë se korrupsioni është disi ose shumë i përhapur, me Serbinë që renditet e para me 90 për qind e ndjekur nga Shqipëria me 87 për qind.