Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për zgjedhjet lokale. Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në Prishtinë, Kurti tha se kjo është një ditë e rëndësishme për të vendosur se kush do të jetë në krye të komunave, ku merren shërbimet kryesore për shkollat, ujin dhe infrastrukturën.