“Pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale demokratja, Kamala Harris apo republikani, Donald Trump, SHBA do të mbetet aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës”, ka qenë kjo deklarata e Presidentes së Republiëks së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e zgjedhjeve për President në SHBA. E pyetur për ndikimin e zgjedhjeve amerikane në Kosovë, e para e shtetit ka thënë se vendi ynë në vazhdimësi e ka pasur mbështetjen e qeverisë amerikane pavarësisht se kush e ka udhëhequr Shtëpinë e Bardhë.