Kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, përbën një pikë të nxehtë të marrëdhënieve dypalëshe, për të cilën fjala e fundit i takon Gjykatës së Hagës. Pas deklaratës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, Tirana zyrtare po bën gati dokumentet dhe përfaqësimin ligjor për në Hagë. Mbrojtja e detit të Shqipërisë, do i besohet një kompanie britanike, e cila tashmë është kontraktuar nga qeveria shqiptare. Në krye të kompanisë ligjore londineze ‘Omnia Strategy’, qëndron Cherie Blair, bashkëshortja e ish kryeministrit britanik, Toni Blair.