Me forca të shumta policie, Nuredin Dumani është zhvendosur nga spitali I burgut në SPAK. Kjo është hera e parë qëbashkëpunëtori I drejtësisë shkon në Prokurorinë e Posaçme aty ku do të merret në pyetje. Ndërkohë Dumani do të ballafaqohet dhe me Erion Alibejn, teksa i pranishëm është dhe bashkëpunëtori tjetër Henrik Hoxhaj. Deklaratat e vrasësit serial kanë përfshirë dhe Erion Alibejn, ku sipas tij ky I fundit ka porositur disa vrasje mes tyre dhe atë të efektivit Krenar Guçe.